Kur një shtet ul pragun e refuzimit të vizave studentore nga 10% në 5%, mesazhi është i qartë: nuk ka më shumë hapësirë për aplikime të dobëta, profile të paqarta apo vendime të marra lehtë. Britania nuk po e mbyll derën për studentët ndërkombëtarë, por po e hap gjithnjë e më shumë vetëm për ata që janë realisht gati.
Dhe megjithatë, kjo nuk e bën Britaninë më pak të vlefshme si destinacion studimi. Përkundrazi. Qeveria britanike vazhdon ta paraqesë vendin si një destinacion kryesor për arsimin ndërkombëtar, ndërsa në vitin që mbyllet në dhjetor 2025 u dhanë 426,471 sponsored study visas. Pra, kërkesa është ende e lartë dhe vlera e studimeve në Britani mbetet e fortë. Ajo që ka ndryshuar është se sistemi kërkon më shumë qartësi, më shumë përgatitje dhe më shumë seriozitet.
Në këtë proces përfshihen tre aktorë kryesorë:
- Studenti,
- Institucioni pritës dhe
- UKVI.
Kur rregullat shtrëngohen, presioni shpërndahet tek të gjithë.
- Studentët duhet të jenë më të kujdesshëm në zgjedhjen e shkollës apo universitetit.
- Institucionet duhet të jenë më selektive në sponsorizim.
- Ndërsa UKVI po e bën gjithnjë e më të qartë se nuk është mirëkuptuese ndaj paqartësive, shkeljeve apo përdorimit të rrugës studentore për qëllime që dalin jashtë studimeve.
Për vite me radhë, institucionet janë vlerësuar përmes Basic Compliance Assessment (BCA), ku duhej të ruanin një normë refuzimi nën 10%, një normë regjistrimi prej të paktën 90% dhe një normë përfundimi studimesh prej të paktën 85%.
Tani standardi po shtrëngohet më tej. Për zbatimin e ri që lidhet me Shtatorin 2026, norma e refuzimit zbret në 5% dhe norma e regjistrimit ngjitet në 95%. Kjo i shtyn shkollat dhe universitetet të jenë shumë më konservatore në përzgjedhjen e studentëve që sponsorizojnë.
Edhe mekanizmi i kontrollit është bërë më i fortë. Sistemi i ri i vlerësimit me kategoritë Green, Amber dhe Red rrit presionin mbi sponsorët akademikë. Ata që nuk arrijnë pragjet mund të përballen me kufizime në numrin e CAS, plane veprimi, mbikëqyrje më të afërt dhe dëmtim reputacioni nga publikimi i rezultateve. Në praktikë, kjo do të thotë që universitetet do të mendojnë dy herë përpara se të sponsorizojnë një profil që nuk duket bindës
Kjo qasje më e ashpër nuk ka ardhur papritur. Ajo është ndërtuar hap pas hapi. Nga 1 janari 2024, shumica e studentëve ndërkombëtarë humbën të drejtën për të marrë me vete familjarë në varësi, përveç rasteve të kufizuara, kryesisht në programe kërkimore pasuniversitare ose me sponsorizim qeveritar. Ndikimi u reflektua edhe në statistika: në vitin që mbyllet në dhjetor 2025, numri i dependant visas në rrugën e studimit ra në 19,647, 10% më pak se një vit më parë dhe shumë poshtë kulmit të mëparshëm.
Në të njëjtën kohë, barra financiare është bërë më serioze. Studentët duhet të provojnë më bindshëm se kanë mjete reale për të përballuar jetesën dhe studimet. Kjo nuk është domosdoshmërisht negative. Për studentin e mirëfilltë, të përgatitur akademikisht dhe financiarisht, kjo e bën sistemin më të drejtë, sepse e largon nga gara aplikantin e dobët, të paqartë ose jo realisht të orientuar drejt arsimit.
Edhe përfitimi pas studimeve po ngushtohet. Qeveria britanike njoftoi në paketën e reformave të migracionit se Graduate Route do të shkurtohet nga dy vjet në 18 muaj.
Kjo e ndryshon mënyrën si duhet parë investimi në arsim në Britani: më pak si një rrugë e zgjatur qëndrimi dhe më shumë si një vendim serioz për arsim cilësor, eksperiencë ndërkombëtare dhe zhvillim profesional real.
Këtë vit, sinjali u bë edhe më i fortë me një masë të pazakontë. Nga 26 marsi 2026, Britania vendosi që aplikimet për Student visa do të refuzohen për shtetasit e Afganistanit, Kamerunit, Mianmarit dhe Sudanit, duke e quajtur vetë këtë një hap “të paprecedentë”. Kjo tregon se UKVI është gati të ndërhyjë shumë fort aty ku mendon se rruga studentore po përdoret jo për studim, por si hyrje drejt kërkesave për azil.
Një tjetër sinjal i fortë erdhi edhe në fushën e shtetësisë. Udhëzimi i përditësuar në shkurt 2025 saktësoi se aplikimet për shtetësi britanike të paraqitura pas 10 shkurtit 2025, kur përfshihet hyrje e paligjshme, do të refuzohen normalisht. Kjo tregon një vijë shumë më të ashpër ndaj atyre që hyjnë jashtë rregullave. Për studentin me synime të pastra, kjo mund të lexohet edhe pozitivisht: një sistem më merit-based i jep më shumë vlerë atij që ndjek rrugën e duhur, me dokumente të sakta, qëllim të qartë dhe respekt për rregullat.
Në finale drejtimi është i qartë. Britania nuk po i ndalon studentët ndërkombëtarë. Po i filtron më fort. Dhe në këtë filtër të ri, studentët seriozë, të përgatitur, të qëndrueshëm financiarisht dhe me qëllim të qartë akademik do të vazhdojnë të kenë rrugë. Madje, ndoshta një rrugë më të pastër. Sepse sa më shumë sistemi penalizon paqartësinë dhe abuzimin, aq më shumë i jep vlerë meritës reale.
Pershendetje nga une Vilma, studente ne Brunel University. Aktualisht jam duke studiuar Accaunting and Business Management dhe dua te falenderoj pafundesisht agjentet e Englanders Cr e cila beri te mundur ardhjen time ketu mbi te gjitha bashke me bashkshorti qe eshte nje mbeshtetje shume e madhe per mua.
Janar 2023 erdhi me një surprizë të bukur. Une jam Gertilda Kastrati dhe pasi perfundova studimet ne University of the West of Scotland sapo u aprovova per nje Graduate Visa 2 vjecare ne Britani. Asnje dokument shtese, kontrate e firmosur pune apo llogari bankare si garanci. Faleminderit Englanders qe me keshilloi ne çdo hap dhe plotesoi procedurat e aplikimit UKVI. Universiteti i perzgjedhur ishte nje zgjedhje shume e mire, ne zemer te Londres dhe une jam e sigurte qe mundesite e mia ne tregun Britanik, aq me shume me nje vize te hapur 2 vjecare pune do jene shume te mira.
Ndiqni rrugen time: Student visa dhe Graduate Visa.
Faleminderit agjensise Englanders qe me beri porceduart e aplikimit per vize turistike 5 vjeçare ne Britani.
Agjensia Eglanders CR me ndihmoi me proçeduart e aplikimit per studime ne Britani, gjithashtu edhe me aplikimin per vize turistike per prinderit e mi.
Lexo më shumë
- All Post
- canada
- ESBA
- News
- Testimonials
- Uncategorized

Nëse je një infermjer/e i/e liçensuar në Shqipëri, ne mund të të ndihmojmë për të patur sukses kudo në botë,…

Topic 1 Employability – Sunderland graduates succeed in the QS World University Rankings for 2023: 5* for facilities 5* for…

Some years ago, when I was Chairman of a national education organisation in the UK I was quite often asked…

