Nihuni me shkollën e mesme publike NANAIMO Ladysmith
Kur mendojme të studiojme jashtë vendit, faktorët që konsiderojmë janë:
- Edukim Cilësor dhe i njohur ndërkombëtarisht,
- Kosto e perballueshme rreth 50% me ekonomike sesa UK apo USA.
- Një destinacion i sigurt
- Mjedis mikpritës
Të gjitha këto jua ofron Kanadaja!
Një planifikim jo shumë i largët sjell në vëmendje dhe mundësine e punësimit pas diplomimit – Kanada është një nga vendet e pakta që ofron mundësi punësimi për studentët që kanë mbaruar Universitetet Kanadeze dhe kanë marrë një diplomë Kanadeze. Në fakt, pasi të përfundojnë studimet, studentët ndërkombëtarë mund të punojnë në Kanada deri në 3 vjet me vizë pune, kohë gjatë së cilës kanë mundësi të ndërtojnë një mundësi tjetër emigrimi nëpërmjet sistemit të pikëzimit!
Gjatë një vizite në Kanada përfaqësuesit e Englanderes kanë shkëmbyer dhe përfituar eksperiencë në lidhje me procesin e rregjistrimeve të nxënësve Shqiptarë në shkollën e mesme publike – Nanaimo Ladysmith.
Lexoni me shumë mbi sistemin e arsimit deri ne shkollë të mesme në Kanada.
Madhësia e shkollave të mesme ne Nanaimo varion nga 275 (Cedar) ne 1450 (NDSS) nxënës. Në varësi të çfarë studenti kërkon, infrastruktura mund të jetë aq e madhe sa për të akomoduar të gjithë por dhe aq e vogël sa për t’u ndjerë si në shtëpi.
Në total i gjithe qyteti mirëpret me pak se 200 studentë internacional. Si pasoje, nga pikepamja e komoditetit, autoritetet edukative kanë ‘luksin’ të përzgjedhin me shumë kujdes familjet pritese të cilat janë pika shumë të forta mbështetjeje në edukimin e të rinjve me vlerat e shëndetshme Kanadeze.
Studentëve ju ofrohet një dhomë personale dhe ata akomodohen me maksimumi 1 student tjetër ndërkombetar më të njëjtën gjini por jo nga një kombësi e njëjtë. Kjo ndodh pasi drejtuesit e programit konsiderojnë të rëndësishëm komunikimin në Anglisht ose Frëngjisht.