Arsimi Anglez, tashmë i arritshëm nëpërmjet Englanders

Vështire të mendohet për një vend më të përsosur sesa Britania për edukimin. Arsyeja kryesore është tradita e shkëlqyer e ekselencës ndër vite. University of Oxford është gati 1,000 vjeçar ndërkohë që University of Cambridge është më shumë se 800 vjeçar. Numri i boarding schools apo shkollave me konvikt është rreth 500 dhe në to pranohen si studentët vendas dhe ata internacional ku tashmë futen dhe qytetaret Europian.

Numri i studentëve ndërkombëtar në vitin 2021-2022 ishte 605,000 me një numër universitetesh prej 160. Intitucionet akademike ofrojnë mbeshtetje të pakrahasueshme duke i ndihmuar studentet të zhvillojnë aftësi kyce.

Studimet tregojnë që të diplomuarit në një Bachelor në Britani kanë një pagë vjetore mesatarisht  £10,000 më të lartë krahasuar me ata që i mbyllin studimet në shkollën e mesme. (Source: DfE Graduate labour market statistics: 2021).

Sektori përfshin rreth 815,000 përsona të punësuar dhe gjeneron mbi 6% te GDP në Mbreterine e bashkuar. Intitucionet akademike, përtej faktit që kanë pavarësi në vendim marrje, i nënshtrohen standarteve strikte qeveritare në lidhje me cilësinë e të mësuarit, hapësirave dhe kujdesit ndaj studenteve.

Shkollat përgjithesisht publikojme raportet shteterore të inspektimit. Shumë shkolla gjenden në hapësira të pamasa, me raste kampuset qoftë këto dhe shkolla të mesme kanë një siperfaqe deri në 50 hektare. Godinat shekullore kombinojnë arkitekturen tradicionale me klasat moderne.

Rankimi i institucioneve Universitare mund të kontrollohet nëpërmjet shumë burimeve si ‘The Guardian’, ‘QS world ranking’ apo dhe ‘THE’. Universitetet që nuk kanë një component kërkimor nuk rankohen dhe një rankim i veçantë bëhet për Universitetet e reja.

Britania ka programe mësimore te mirëpërcaktuara dhe viti apo niveli ne të cilën studenti do të futet varet gjerësisht nga vitet e shkollimit të kryera në Shqipëri, mesatarja akademike dhe synimet për të ardhmen. Ka kaq shumë mundësi degesh dhe destinacionesh saqë me pak studim dhe përkushtim do gjesh atë që është fiks për ty.

Nga Cambridge në Birmingham, Coventry në Manchester, Portsmouth në Oxford , rrjeti i Universiteteve më të cilat Englanders  bashkëpunon zgjerohet përdite. Nëse synimi yt është Londra ateherë Greater London ka destinacione si Luton, Bedfortshire apo Brunel, ndërkohe që pjesa qëndrore nuk mbetet pas me Canary Wharf, Westminster apo South Bank.

Cilido qoftë synimi yt, ka një zgjidhje dhe një zgjedhje Universitare.

Zbuloni nivelet akademike të sistemit Britanik.

Edukimi në Britani nis në moshën 4 vjeçare me vitin R ose Reception. Ndërkohë, klasa e parë nis nga mosha 5-6, dmth vitet shkollore përpara hyrjes në Universitet janë të paktën 13 pra zyrtarisht një vit më shumë sesa në Shqipëri. Lexo më shumë këtu.

Nga kjo pike studentet kanë 2 opsione:

  • A levels/Advanced level certificate ose
  • IB/international baccalaurete.

A-levels studiohen vetem 3-4 lëndë kurse IB përfshin 6 lëndë në nivele të ndryshme (high level dhe standard level). Lexo më shumë këtu

Tradicionalisht e kemi parë Foundation programme si ura mes shkollës së mesme dhe studimeve universitare. Në fakt mund të jetë kjo ose dhe viti lidhes mes një Bachelori dhe Masteri. Studimet janë plotësuese dhe synojnë të mbushin çdo hendek akademik. Lexo me shumë këtu.

Nëse keni përfunduar apo planifikoni të përfundoni maturën në Shqipëri, probablisht kjo është mundesia juaj me realiste dhe më e shpejtë për një Bachelor në Britani. Lexo më shumë këtu

Studentët internacional që përfundojnë Bachelor në Britani kanë të drejten e qëndrimit dhe për të paktën 2 vite* pas studimeve nëpërmjet graduate route visa.  Lexo më shumë këtu

Në ndryshim nga sistemi Shqiptar ku pre master nuk ekziston, Britanikët kanë zhvilluar një program studimor ekselent për t’u siguruar që në programet Master studentët ndërkombëtar dhe ata vendas të kenë njohuri të balancuar dhe të jenë kompetitive. Lexo më shumë këtu

Studentët internacional që përfundojnë nivelin Master në Britani kanë të drejtën e qëndrimit dhe për të paktën 2 vite pas studimeve nëpërmjet graduate route visa.* subjekt i vërtetimit nga institucioni akademik që studimet janë përmbllur në mënyrë të suksesshme. Lexo më shumë këtu