Programe parauniversitare 2 vjeçare
Me arritjen e moshes 16 vjeçare, studentet kanë 2 opsione:
- A levels/Advanced level certificate ose
- IB/international baccalaurete.
Ky është momenti kur në shkollat Britanike nisin të studiojne masivisht dhe studentet e huaj. Të dyja programet zgjasin 2 vite dhe ato fokusohen kryesisht tek lëndet që kanë lidhje me fushen e përzgjedhur të studimeve universitare.
Në A-levels studiohen vetem 3-4 lëndë kurse IB përfshin 6 lëndë në nivele të ndryshme (high level dhe standard level).
Programet akademike 2 vjeçare A-levels ose IB janë domosdoshmeri absolute për të siguruar pranimin në Universitete prestigjioze sidomos në degë të specializuara si Mjekesi apo Inxhinieri.
Boarding schools me të cilat Englanders bashkëpunon kane shtrirje në të gjithë territorin e vendit. Të gjitha këto institucione sigurojne mirëqënien e studenteve nëpërmjet akomodimit dhe ushqimit cilësor e të kontrolluar.
Çdo ditë të shkollës studentet mbeshteten nga stafi psh Headmaster of Headmistress me aktivitete ekstrakurrikulare të cilat e bëjnë eksperiencën e tyre unike si nga pikëpamja sociale dhe ajo akademike. Këto programe akademike janë të shtrenjta në disa raste dhe për vetë Britanikët.
Bursa ESBA, e dedikuar për studentet e talentuar i bën më të arritshme financiarisht keto programe studimore. Ne disa raste, sidomos ne qytetin e Londrës shkollat tona janë day schools pra nuk përfshijne boarding apo konviktin. Në keto raste shkolla garanton akomodim nëpërmjet rrjetit të vet të familjeve pritese ose host families.
Featured
- All
- Gallery Item