Nëse bëhet fjalë për shkollën e mesme dhe programet IB ose A – levels kjo është e mundur.

Hyrja në shkollë mund të behët dhe në termin ose semestrin e dytë pra përgjithësisht Janar ose Shkurt.

Ndërkohë në sistemin universitar sezonet e nisjes se shkollës janë Janar, Maj dhe Shtator pra ka mjaftueshem hapësire për të filluar studimet në disa sezone.

Kujdes: Nëse studimet në çdo nivel akademik në Shqipëri nuk janë përfunduar akoma, institucioni akademik ndërkombëtar mund ta konsiderojë studentin si ‘drop out’ dhe kjo do të ishte një përfaqësim jo i mirë. Na pyesni për me shumë informacion.

Sisteme emigratore të ndryshme përdorin testime të ndryshme. Provimi  i vetem i pranuar për emigrim në Canada është IELTS moduli General.

Provimi i preferuar  për emigracion në USA është Toefl por nje provim i pranuar është gjithashtu IELTS.

Qeveria Britanike njeh disa provime për emigrim të ligjshëm në UK ndër të cilat IELTS UKVI

Provimet e Anglishtes janë të shumëllojshme dhe kolegjet apo Universitetet e vendosin në mënyrë të pavarur së cili është provimi i pranuar.

Canada preferon IELTS moduli akademik,

Usa preferon Toelf, ndërkohë që

Britania me vendim qeverie njeh 6 provime SELT (Secure English Language Test) nder të cilat më të përhapurat dhe përdorurat janë IELTS UKVI dhe PSI selt.

Disa provime që kane pasur rritje ndërkombëtare në vlefshmeri në tregun Kanadez dhe atë Britanik janë Duolingo dhe Pearson PTE.

Kostot variojnë gjerësisht nga destinacioni, rankimi, dega si dhe parametra të tjerë.

Përgjithësisht dyshemeja dhe tavani i kostove akademike dhe të jetesës variojnë:

Britani: 

Pound Sterling 18,000 (nëpërmjet bursës tonë ESBA) – 48,000 për studentet nën 18 vjeç. 

Pound Sterling 19,100 – 37,000 për studentët mbi 18 vjeç

USA 

USD 15,000 – 50,000 për të gjitha moshat.

Canada

CAD 25,000 – 45,000 në varësi të shkollës së mesme publike vs private për moshat nën 18 vjeç.

CAD 23,000 – 60,000 në varësi të College apo Universitet dhe llojit të kursit.

Po, tarifat shkollore mund të paguhen me këste. Është preferencë e studentit ose prindërve të paguajë tarifën e plotë nëse mendon që kjo do të përmirësojë shancet për një aplikim vize të suksesshëm. Ky rast duhet konsideruar sidomos në rastin kur student ose familja kanë pasur historik emigrimi problematik.

Disa shkolla të mesme publike në Canada në disa raste përjashtimore kërkojnë pagesën e plotë të mësimdhënies për një vit akademik.

Po, me vendim qeverie kostot maintenance (akomodim, ngrenie transport dhe shpenzime të tjera) ndahen në varësi të destinacionit të studimeve.

Kosto maintenance për Londrën është minimalisht Pound sterling 12,006 dhe jashtë Londrës Pound sterling 9, 207. Këto kosto për visat studentore llogariten gjithmonë për minimumi 9 muaj.

Në rekomandojmë studentet dhe prindërit të kenë një shumë fondesh të paktën pak më të lartë (psh  pound sterling + 100) në mënyrë që të përballojnë ndonjë tarifë të vogël nga ana e bankës, si për shembull kosto mirëmbajtje mujore apo ndonjë kosto transferte.

Kliko per info mbi vizat ne UK

Jo, qeveria Amerikane nuk ka percaktuar një minimum buxheti për vizat studentore.

Kliko për info mbi vizat ne USA

Po, kostot variojnë sipas destinacionit të studimeve.  Kostot minimale të jetesës të përcaktuara nga CIC (Canada Immigration & citizenship) janë CAD 10.000 pavarësisht nga mosha për të gjitha provincat përveç Quebec ku kostot llogariten CAD 6,569 për studentët nën moshën 18 vjeç dhe CAD 13,134 për studentët mbi moshën 18 vjeç.

Ne rekomandojmë studentet dhe prindërit të kenë një shumë fondesh  më të larte dhe të jenë në gjendje të ofrojnë informacion të plotë mbi financat dhe asetet familjare.

Lëvizjet e llogarisë duhet të mbulojnë periudhen të paktën 4 muaj përpara aplikimit. ‘Client file’ është një seksion shumë i rëndesishëm i aplikimit për vizë dhe aty mund të përfshihet informacion mbi situatën ekonomike dhe asetet familjare. 

Kliko për info mbi vizat ne Kanada

Guardian apo Custodian është një individ i cili jeton në një distance relativisht të afërt me studentin minoren. Ai ose ajo mund të jetë një i afërm, person i njohur apo dhe i panjohur për studentin. Ky person është përfaqësues ligjor i studentit internacional të mitur.

Në disa raste sidomos në Canada guardian është Drejtori i shkollës ose Drejtori International Education për distriktin përkatës. Nëse guardian apo custodian nuk është një i afërm, familjar apo mik i familjes pra një person që e përmbush këtë detyrim pa pagesë atëherë agjensi educative mund të përmbushin këtë detyrim kundrejt pagesës.

Curodian ose guardian mban kontakte të rregullta me studentin dhe monitoron mbarëvajtjen. Ai ose ajo është pika kyc e kontaktit nga ana e shkollës për raste emergjente. Gjithashtu gjatë pushimeve shkollore guardian apo custodian është përgjegjes për qëndrimin e studentit internacional jashtë ambjenteve të kampusit nëse boarding/konvikti është i mbyllur. Ky qëndrim mund të jetë kundrejt një pagese.

Certifikata e sponsorship për punësim jepet nga një punëdhënës në tregun e huaj. Ky punëdhenës duhet të ketë plotesuar disa kushte si xhiro, vitë në treg, status pozitiv nga monitorimet e mëparshme të eksperiencës  me punonjës internacional si dhe të ketë kërkuar aktivisht të rekrutojë punonjës nga këeto tregje psh UK, USA ose Canada.

Në Canada kjo certificatë quhet LMIA (labour market impact assessment) që vërteton se nëse ky punëkërkues internacional punësohet në Canada kjo nuk do të impaktoje negativisht tregun e punësimit.

Në Britani kjo lloj certificate quhet ‘Certificate of Sponsorship’ dhe punëdhënësi duhet të ketë staf të dedikuar që ndjek punëmarrësit e punësuar nëpërmjet këtij programi.

Në USA certifikata quhet ‘Application for Permanent Labour Certification’. Në të gjitha rastet punëkërkuesi duhet të vërtetojë një nivel gjuhësor të përcaktuar.

Niveli i percaktuar është përgjithësisht B1. 

Po, çdo student internacional në sistemin Universitar ka të drejtë të punojë për një periudhë të paracaktuar nga autoriteti emigrator në vendin ku studion. Kjo leje stampohet në vizën studentore Britanike dhe është zakonisht 20 orë në javë jashtë kalendarit akademik dhe e pakufizuar gjatë pushimeve.

Kujdes: Autoriteti emigrator Britanik mund të përcaktojë me pak orë punë në jave.

Canada dhe USA nuk stampojnë orët e lejuara të punësimit në vizë. Orët e punësimit janë 20 në javë gjatë kalendarit akademik dhe të pakufuzuara në kohë pas semestrave pra gjatë pushimeve. F1 visa (USA) lejon punësimin në campus me klauzolen që kjo të mos i heq të drejtën e punës një individi që është shtetas Amerikan ose në posedim të një Green Card.

Kujdes: Studentët e shkollës së mesme përgjithesisht nuk lejohen të punojnë por mosha dhe kushtet janë një faktor përcaktues gjithashtu.

Në çdo rast punesimi, studenti duhet të aplikojë paraprakisht për:

  • National Insurance Number (UK)
  • Social Insurance Number (Canada) 
  • Employment Authorization Document (USA).

Jo, globalisht pranohet që sipas parimit të ‘lifelong learning’ individet studjojnë në mosha gjithmonë e me të përparuara. Sidoqoftë në rastin e studenteve internacional, institucionet edukative marrin parasysh disa aspekte gjatë fazës së pranimit: vitet e shëkputjes nga shkollimi dhe aktiviteti i punësimit apo mësimit informal nga kandidati për student.

Në rastin që personi ka shumë vite që ka përfunduar nivelin e fundit akademik dhe nuk ka pasur një punësim progresiv apo trajnim qoftë dhe informal, atëherë zyrat e pranimit mund të vene në dyshim aftesinë apo besueshmerinë tuaj për kthimin në jetën akademike.

Ky hendek në shumë raste plotësohet nëpërmjet programeve Pathway apo Foundation (terminologjia varion në varësi të tregut)

Përgjithësisht sponsor për vizat studentore janë prinderit ose bashkëshortet. Në raste të ralla dhe të mirërregulluara sponsorat mund të jenë punëdhënës, Organizata Joqeveritare apo Ministria e Arsimit.

Amerika e Veriut, pra Amerika dhe Kanadaja pranojnë sponsor të afermit e nivelit të dytë si; halla, daja, tezja apo xhaxhai sidoqoftë kjo mund të mos jetë shumë bindëse për oficerin e emigracionit. 

Kjo është një metodologji e pashmangshme dhe me sukses të garantuar në rastin kur i afërmi i shkallës së dytë do të financonte mbesën apo nipin jetim dhe nën moshën 18 vjeçare.

Balanca bankare për vizat studentore duhet të përbehet nga 2 zëra kryesor: tarifa e mësimdhënies dhe maintenance (kosto e jeteses, shiko me lart). Zakonisht të paktën 1 këst do të jete i paguar prane institucionit akademik në momentin e aplikimit për vizë pra balanca juaj duhet të jetë: kosto mësimdhënie total për 1 vit akademik – këstin e parë apo depozitën e paguar në shkollë + maintenance funds. 

Shembull: nesë një student do të studiojë një Foundation Program në Londër dhe ky kurs kushton Pound sterling 16,500 ndërkohë që kësti i parë prej Pound sterling 5,500 është paguar në shkollë balanca bankare për të pakten 28 ditë konsekutive duhet të jetë minimalisht në këtë shumë:

Pound sterling 11,000 kosto e papaguar për vitin akademik

+ Pound Sterling 12,006 që përbejnë maintenance funds

Pound sterling 23,006 

Për studentet nën moshën 18 vjec, llogaria mund të jete në emrin e prindërve, ndërkohë që për studentet Universitar ne rekomandojmë që llogaria të jetë në emrin personal të studentit.

Jo, pavarësisht nga monedha e vendit ku studenti internacional do të shkojë, fondet në llogarine e tij/saj mund të jenë në çdo monedhë pra edhe në atë lokale psh ALL (Albanian Lek). Sidoqofte autoritetet emigratore përdorin site të mirëpërcaktuara për llogaritjen e shkëmbimeve valutore psh UKVI përdor oanda. Ky shkëmbim për të vleresuar balancën tuaj mund t’ju ekspozojë ndaj lëvizjeve të pakontrolluara të tregut dhe nëse balanca juaj bankare do të jetë në një monedhë të ndryshme nga ajo e vendit ku do të studjoni, ne rekomandojmë që të keni një shumë më të madhe parash në mënyre që të evitoni surprizat e mundshme që vijnë nga luhatjet e tregut valuator.

Po, studentet internacional lejohet të shoqerohen nga bashkëshortët dhe dependentet fëmijë.

Në këtë rast aplikimet për vizë do të jenë të gjitha të ndryshme pra veç e veç për secilin dhe çdo dependent përfshire bashkëshortin apo bashkëshorten duhet të vërtetojë që ka në dispozicion mjaftueshem fonde për jetesën.

Fondet mund të jenë në llogarinë bankare të aplikuesit kryesor dmth studentit ose të bashkëshortit/bashkëshortes. Këto fonde janë të mirëpërcaktuara në procedurat emigratore.

Na pyesni për më shume informacion nëse ky është rasti juaj.

Programet Foundation apo Pathway jane ura lidhëse nga pikepamja akademike e studimeve në vendin e origjinës me destinacione akademike si UK, USA dhe Kanadaja. Këto programe zakonisht zgjasin 1 vit akademik dhe përmbajnë 3 lëndë/subjects të fushës në të cilen studenti do të progresoje në Universitet si dhe gjuhë Angleze. Programet integrojne 4 qëllime kryesore:

  • Harmonizimin e njohurive të studenteve internacional dhe atyre vendas të cilët vijnë nga kurrikula të ndryshme
  • Kthimin në edukim nëpërmjet ‘soft landing’ në rastin ku kemi disa vite shkëputje nga edukimi
  • Ndryshimin e degës psh nëse studenti ka kryer një bachelor në Gjuhësi dhe do të progresoje në Business. Kjo mundësi nuk ekziston vetëm për profesione të caktuara si inxhinieri apo mjekësi.
  • Përmirësimin e aftësive gjuhësore dhe nesë studenti ka një mesatare të ulët e cila e kufizon pasi universiteti nuk lejon hyrjen me këtë nivel, pra e ashtëquajtura ‘direct entry’ nuk është e mundur.

Këto kurse janë disponibel si përpara programit Bachelor dhe përpara atij Master. Në disa raste terminologjia e këtyre programeve është Pre master, Pre Law etj.

Programet zgjasin nga 1 – 4 semestra dhe kanë disa pikënisje përgjatë vitit akademik.

Asnjë nga shkollat me të cilat në bashkëpunojmë nuk ofron shkollim me kosto 0. Një nga thëniet e vjetra është ‘there is no such thing as a free meal’ dmth asgjë s vjen falas.

Nëse ju merrni një ofertë nga një institucion edukativ që përfshin maintenance dhe kosto mësimdhenieje me koston 0, rekomandimi ynë do ishte të shihnit me vemendje motivimin e këtij institucioni dhe historikun e tij/saj.

Në çdo rast bursat akademike nga institucionet ofrohen mbi kostot e mësimdhënies, pra kostot maintenance (akomodim, transport, ushqim dhe kosto mikse) janë tarifa që nuk kanë lidhje me Universitetet. Zakonisht akomodimi on campus menaxhohet nga kompani të ndryshme nga ato Universitare, pavarësisht se oferta universitare ju siguron një ofertë nga kompania akomoduese gjithashtu.

Ka disa përparësi në kryerjen e shkollës së mesme jashtë Shqipërisë. Disa janë të prekshme, faktike, kurse disa kanë të bëjnë më shumë me socializimin dhe përshtatjen në një vend tjetër.

Kryerja e shkollës së mesme dhe marrja e një vizë studentore numërohet si kohë e shpenzuar si resident i përkohshëm në vendin ku ju keni kryer studimet. Kjo ju ndihmon në marrjen më shpejt te statusit qytetar i këtij vendi nëse ky është qëllimi juaj afatgjatë.

Nëse shkolla e mesme kryhet në Shqiperi atëhere ka shumë mundësi që në mënyrë që njohuritë tuaja të barazohen me studentet e tjerë internacional dhe ato vendas t’ju kërkohet një vit extra studimesh që:

në Britani quhet Foundation year,

në Canada University Transfer ose

në USA Global Student Success Programme (Freshmen year).

Nëse ju e kryeni Foundation year në Britani në vend të klasës 12 të shkollës së mesme psh, ju do të siguroheshit që Bachelori juaj të zgjaste 3 vite dhe jo 4 (në rastin Foundation 1 vit + Bachelor 3 vite).

Englanders Scholarship (ESBA) është niveli ynë më i lartë i bursave për studentët nën 18 vjeç. Duke përfshire tarifat shkollore dhe akomodimin studentet minoren do të paguajnë vetëm Pound Sterling 15,000.

ESBA përfshin disa hapa aplikimin dhe përzgjedh në mënyrë transparente studentet me kompetitive në treg. Mosha më e përshtatshme për të aplikuar është nga klasa 9-11. Ky program përjashton studentet mbi moshen 18 vjeç.

Çdo vit Englanders CR shperndan vetëm 10 bursa ESBA.

Po, disa nga bashkëpunetorët tanë ofrojnë kurse afatshurtra ose summer schools. Në të dyja rastet student do të aplikoje për STSV (short term student visa në rastin e Britanisë). Gjithsesi duhet pasur parasysh që një nga konsideratat që autoritetet emigratore bëjnë është nëse ka kurse të ngjashme në vendit tënd të cilat kandidati për vizë mund t’i beje.

Në rastin e kurseve të gjuhës Angleze psh UKVI është shumë konservatore në dhënien e vizave pasi këto kurse janë gjerësisht të disponueshme në tregun Shqiptar. Ndërohë që në rastin e kurseve verore eksperienca është gjithëpërfshirëse dhe ne fokus është shkëmbimi kulturor që e bën vizën nga pikepamja e procedurave të aplikimit me të thjeshtë.