Shtëpia e Tigrave dhe e Tyees: Campbell River high school District

I vendosur në mes të gjelbërimit, në breg të oqeanit dhe vetëm pak kilometra larg ishullit Quadra dhe një mori ishujsh të tjerë, me një aeroport të vogël vetëm 5 minuta larg qytetit, me masivë pyjorë të paimagjinueshme që ri-dimensionojnë të menduarit tonë për gjelbërimin, pikërisht këtu ndodhet qyteza e bukur e Campbell River.

Qyteza ka mjaft histori të vogla dhe interesante. Eshtë kryeqyteti botëror i salmonit https://www.youtube.com/watch?v=b-gU4ca5064

Në 1958 ka qënë skena me kurioze e shpërthimit jo nuklear në botë  https://www.youtube.com/watch?v=6W9PV_s_zF4

Në një ditë përfekte mund të shohësh në natyrën e egër ariun e zi, delfinët dhe balenat. Në fakt një nga këto ditë, 21 Shtator komuniteti organizon një aktivitet posaçërisht për “whale watching”.

Njerëzit këtu e shohin veten të lidhur shumë me njeri-tjetrin dhe me natyrën që i rrethon. Kjo është e qartë në çdo kontakt të lirshëm që patëm me pjesëtarët e stafit.

Ndërkohe drita natyrale dhe ajrosja është një element që tërheq vëmendjen në të gjithë amjentet shkollore. Duket sikur edukatoret që merren me studentet ndërkombëtar i njohin shumë mire ata dhe i ndjekin herë nga larg duke respektuar pavarësinë e tyre dhe herë nga afër, duke i “shtyrë” në mënyrë ngacmuese drejt fokusit në detyrat e ditës.

Biblioteka Carihi

Mësuesit në Campbell River high school District, kujdesen që t’i mbajnë fëmijët të zënë. Autoriteti i tyre është absolut, toni është i rreptë, serioz por asnjëherë i rëndë që të bëjë fëmijën të mendojë që nuk ka akses për të thënë atë që dëshiron.

Sensi i krenarisë komunitare ndërtohet nga gjëra të vogla po krejt origjinale sikurse totemi gjigand i vendosur në hyrje të njeres prej shkollave të mesme. Ambjentet sportive si brenda dhe jashtë shkollës jane thjesht impresionuese dhe ndjellese. Eshtë e vështirë të imagjinohet hapësira, investimi po dhe dedikimi njerëzor pas një infrastrukture kaq të mirëmenduar.

Arti dhe komunikimi janë prezent në çdo vend pasi çdo cep i shkollës është i mbushur me punime të studenteve të cilat përditësohen sistematikisht.

Studentet internacional konsiderohen pasuri në këtë shkollë pasi ata vijnë me një energji të ndryshme dhe pasurojnë jetën komunitare në vend. Përgjithësisht ata jo vetëm që ia dalin mirë por janë shembull për vendasit.

Nacionaliteti dominant nga ndërkombetarët është Gjermania, e ndjekur nga Spanja dhe Taiwan.

Përveç aktiviteteve shkollore custodians/kujdestaret ligjor organizojnë një seri aktivitetesh që janë posaçërisht për të krijuar kohëzion tek grupi i studentëve ndërkombëtar. Kjo mund të jetë një shëtitje e thjeshtë në shtegun seaview që është plot 10 kilometra i gjatë apo deri tek udhëtimet në Vancouver apo Victoria qe janë qytetet e afërta më të mëdha.

Në Campbell River high school district, edukuesit janë në çdo moment në kontakt me studentet dhe ata krijojne klube bazuar ne interesat e tyre. “Adventure Club” ishte një rast unik dhe i ndërtuar tërësisht mbi bazën e pasionit të pedagogut për aktivitetet outdoor. Hapësira e përdorur për këtë projekt ishte një ambjent plot jetë ku çdo ditë planifikohej me kujdes aventura e radhës.

Një tjetër club “Teen Flight” i lejon studentët që në bashkëpunim me një kompani private të ndodhur në aeroportin lokal të ndërtojnë një avion të lehtë i cili çdo vit testohet përpara se të shitet dhe të përftoje fonde për projektin aeronautik të radhës.

Team

Englanders Cr është Organizatë Jofitimprurëse e regjistruar me vendim gjykate numër 957 në Dhjetor 2014, Nipt L51704451H. Qendra është përfaqësuese e kontraktuar e më shumë se 150 shkollave publike dhe private ne Kanada. Ka një ofertë dhe një portë për interesin e të gjithëve ndërkohë që ne kemi në çdo rast në qëndër të vëmendjes ofrimin e mundësive të barabarta për studentet ekselentë Shqiptarë.

Assistenca jonë është 360 gradë, nga marrja e interesit tuaj, përftimi i ofertës deri në përfundimin e procedurave të vizës pranë Autoriteteve Emigratore.

Studimet jashtë Shqipërisë kërkojnë një planifikim në kohë dhe ne rekomandojmë që aplikimet të mbyllet brenda muajit Shkurt në mënyrë që të sigurohet një proces i kujdesshëm dhe i suksesshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *