Postgraduate studies/Masters

Masteri është forma klasike dhe më e gjithë pranuar e studimeve Universitare. Ai vjen në disa forma:

  • Master of Arts – MA,
  • Master of Science – MSc,
  • Master of Engineering – MEng,
  • Master of Research – MRes,
  • Master in Business Administration – MBA ,
  • Post Graduate Certificate in Education – PGCE and
  • Master of Laws – LLM.

Në nivelin Mastër, Britanikët pranojnë dhe lejojnë përgjithësisht një nivël më të ulët të pranisë në klasë, pasi logjikshëm ky program promovon të mësuarit vetë dhe sidomos metodat kërkimore.

Për t’u kompletuar 2 janë kërkesat kryesore: të plotesohen 180 kredite dhe të përfundohet një projekt kërkimor i rëndesishem.

Pritshmëria është që paraqitja fizike në universitet të jetë 2- 3 herë në javë. Disa mastera kanë në përbërjen e moduleve të tyre dhe eksperiencën e punës (employability skills) apo intership të paguar ose papaguar.

Master në UK zakonisht zgjat 1 vit dhe disa mastera konsiderohen ‘conversion’ duke lejuar që studentët të pranohet me një Bachelor të palidhur. Psh: në disa raste një Master në Psychology do të pranoje studentë ndërkombëtar dhe me një Bachelor në Letërsi apo Ekonomik. 

Studentët internacional që përfundojnë nivelin Master në Britani kanë të drejtën e qëndrimit dhe për të paktën 2 vite pas studimeve nëpërmjet graduate route visa.* subjekt i vërtetimit nga institucioni akademik që studimet janë në mënyrë të suksesshme. Për më shume info shih seksionin e vizave.

Testimonial