Studentët të cilët duan të vazhdojnë një nivel sipër Bachelor kanë zgjedhje t’a bëjnë këtë në një shkollë profesionale ose graduate (që garantojnë dipllomë) të atashuar pranë një Universiteti. Këto diploma master janë të shumëllojshme: 

Diploma master

  • M.A ose Master of Arts
  • M.S. ose Master of Science
  • M.S.W ose Master of Social work 

Diploma profesionale: 

  • M.B.A ose Master ne Administrim Biznesi.
  • J.D Doctor of Jurisprudence
  • M.D ose Doctor of Medicine 

Diploma doktorature ( PhD ose Doctor of Phylosophy). 

Programet variojnë nga full-time, me leksione mbrëmjeve ose ekzekutive e cila lejon mjaft fleksibilitet për studentet që e ndjekin. 

Cikli pas Bachelorit mund të jetë 2 llojesh: 

  • i fokusuar në anën akademike duke përfshirë temë diplome dhe metoda kërkimore, 
  • ose kurs profesional, që përmbyllet me diploma të nivelit të parë profesional. 

Këto të dytat përfshijne degë si mjekësia, ligjet, biznesi, edukimi, arti, puna sociale, gazetaria, arkitektura apo inxhinieria.