Arsimi Amerikan, tashmë i arritshëm nëpërmjet Englanders
Amerika është vendi që investon më shumë se çdo vend tjetër në sistemin edukativ, $1.3 trillion në 2021. Institucionet edukative janë të shumëllojshme dhe ato kanë shumë pavarësi në kurrikula dhe në formë nga autoritetet rregullatore.
Mosha e edukimit të detyruar varion nga 14-18 vjeç dhe përcaktohet vetë nga çdo shtet federal. E veçanta e këtij sistemi edukativ është që lejon edukimin në shtëpi (home schooling) nga e cila përfitojnë 3% e studentëve minoren, ndërkohe që 10% e të njëjtës gjeneratë zgjedhin shkolla private dhe pjesa tjetër edukohen në sistemin shtetëror.
8 ndër 10 Universitetet më të mira në botë ndodhen në Amerikë, por aksesi në to është i kufizuar në varësi të kostove shumë të larta dhe preferencave të bordeve edukative.
Një rol shumë të rendësishëm në sistemin e bursave kanë dhe talentet sportive pasi ky sistem edukativ i jep shumë rëndësi aktiviteteve të tilla.
Fakte kuriose janë klubet e palidhura me kurrikulen Universitare që ndahen sipas gjinisë si psh: Fraternity për meshkujt dhe Sororities për femrat.
Diploma mund të jetë një
- Major pra fushë ekspertize që zakonisht zë 25-50% të kurseve ose
- Double Major pra që kombinon 2 fusha ekspertize.
Në Amerikë gjerësisht lejohet transferimi mes institucioneve akademike dhe gjithçka funksionon në bazë të krediteve. Transfer Programs lejojnë studentët të kalojnë në vitin e tretë të studimeve katër vjeçare Bachelor. Statistikat tregojnë që transferimi në institucione akademike është një metodë shumë e përdrur pasi 1 ndër 3 studentë gjatë programit Bachelor në USA leviz institucion të paktën 1 herë.