University Foundation? Pse studentët Shqiptarë duhet ta konsiderojnë?

📘 Çfarë është International Foundation Programme (IFP)?

Një program akademik 1-vjeçar për nxënës ndërkombëtarë që synojnë të ndjekin universitet në Britani.

📚 Emra të tjerë që mund të hasni:

  • International Foundation Year (IFY)
  • International Foundation Course – University Foundation Programme (UFP)

🎯 Qëllimi i këtij programi:

  • Për studentë që kanë përfunduar 12 vite shkollë në vendin e tyre.
  • Përshtatja me sistemin arsimor britanik (13 vite) dhe përgatitja për universitet.
  • Shërben si vit përgatitor për hyrje në universitetet britanike.

🧱 Si lindi IFP?

  • Fillimisht krijuar nga kolegje private rreth 30 vite më parë.
  • Për studentë që nuk plotësonin kriteret direkte të pranimit në universitet.
  • Në fillim pranohej vetëm nga universitete më pak konkurruese
  • Sot pranohet nga shumica e universiteteve britanike.

📚 Si është struktura e kursit? – I fokusuar në fusha specifike, si:

✔️ Biznes / Financë

✔️ Inxhinieri / Shkenca kompjuterike

✔️ Juridik / Shkenca sociale – Më pak fleksibël se A-Level, por vetëm 1 vit në vend të 2. – Shpesh i lidhur me universitete të caktuara (pra, mundësi të kufizuara për kalim në universitete të tjera).

🏫 Kush e ofron IFP-në?

1️⃣ Universitetet:

  • Ndonjëherë si pjesë e diplomës Bachelor.
  •  Klasa më të mëdha (~30 studentë).

2️⃣ Kolegjet private:

  • Klasa më të vogla (mesatarisht ~6 studentë).
  • Mundësi më të gjera për hyrje në universitete të ndryshme.

📌 Çfarë duhet të keni parasysh:

  • “Përparim i garantuar” është i kushtëzuar: duhet të arrini nota të larta.
  • Nuk është rrugë e shkurtër apo e lehtë
  • kërkon përkushtim të madh.

📞 Rekomandim: Zgjedhja e programit të duhur kërkon analizë dhe këshillim të personalizuar.

 

Tradicionalisht e kemi parë Foundation programme si ura mes shkollës së mesme dhe studimeve universitare. Në fakt mund të jetë kjo ose dhe viti lidhes mes një Bachelori dhe Masteri. Studimet janë plotësuese dhe synojnë të mbushin çdo hendek akademik.

A duhet që studentët Shqiptarë të bejnë një vit të tillë?

Kjo mënyrë studimi është e përshtatshme për disa kandidatë të cilët janë të vonuar në planifikimin e studimeve Universitare. Gjithashtu fakt është që përbën një zgjidhje komode dhe relativisht të sigurt në kontekstin edukativ në rastin e ndryshimit të vendit ku studiohet.

A vlen një Foundation course? Sigurisht që po!

Për t’a sqaruar më mirë duhet t’a shtrojmë pyetjen ndryshe: për cilin nivel studimi dhe sa vlen?

Foundation në UK zgjat tipikisht 3 semestra, mund të bëhet në një kolegj apo Universitet, nis në Shtator dhe përfshin 3 lëndë bazë plus Anglisht (ESL) në rastin që përgjithësisht IELTS është nën nivelin Academic 6.5.

Në çdo rast University Foundation bëhet një vit përpara Bachelor dhe synon të përshtatë njohuritë dhe pritshmëritë e studentëve dhe të shkollës përkatësisht.

Ajo çfarë mund të përbëjë të renë ose informacionin disi të rezervuar është:

  • University Foundation mund të jetë shumë mirë një zëvendesues i vitit të 3 gjimnaz në Shqipëri, pra mund t’a nisni që pa mbaruar shkollën e mesme.
  • Foundation mund të nisë në Shtator, Nëntor ose Janar pra opsioni i 2 semestrave është tërësisht i mundur
  • Një Foundation Course është pothuajse i papranuar në fusha specifike studimi si psh Mjekësia.
  • Për studentët shumë të përgatitur Foundation Year mund të shkëmbehet me International Year One, një vit që është në funksion të studentëve internacional të cilët mbas kompletimit me sukses të këtij viti mund të progresojnë në vitin e 2-të Bachelor
 
 

Informacioni është pushtet. Të mësuarit është superpushtet.

Testimonials