Çfarë kërkohet për të punuar si infermier në Britani?

Infermjer/e në Angli – një profesion i paguar mirë dhe një e ardhme e sigurtë!

Nëse je një infermjer/e i/e liçensuar në Shqipëri, ne mund të të ndihmojmë për të patur sukses kudo në botë, përmes një viti përgatitor për diplomën Angleze. Një vit përgatitor-përfundimtar për këtë diplomë në “The University of Sunderland” është ndërtuar në mënyrë të tillë që t’ju ndihmojë për të bërë te mundur tranzicionin nga kualifikimi dhe liçensimi Shqiptar në atë që kërkohet në Britani.

Pas përfundimit të vetëm një viti, ti do pajisesh me një Diplomë Britanike Bachelori në Infermieri nga University of Sunderland.

Gjithashtu, vetëm me përmbylljen e suksesshme të vetëm këtij viti studimor, ti do të kesh të drejten e aplikimit për vizën e hapur të punës, të njohur ndryshe si ‘Graduate Route’.

Çfarë kërkohet për të punuar si infermier në Britani?

Për të punuar si infermjer/e në Angli ju duhet të kaloni një seri provimesh që zhvillohen nga “the Nursing and Midwifery Council” (the NMC) atje. Këto teste të NMC nuk janë  të lehta- ato testojnë njohuritë teknike, aftësitë infermjerore, kujdesin për pacientin, aftësinë tuaj për të shpjeguar aspektet teknike infermjerore me një Anglishte të rrjedhshme dhe të qartë për kolegët dhe për pacientët tuaj.

Testet janë teorike dhe praktike, në gjuhën Angleze dhe zhvillohen vetëm në Britani.

Viti përfundimtar në University of Sunderland, ju aftëson për të hyrë në këto teste me konfidence të plotë.

Si mund të jem i/e sigurtë që dijet e mia janë të njëjta me ato të të diplomuarve bachelor në infermjeri në Angli?

Çdo vend vendos vetë mbi përmbajtjen e programit bachelor.  Testet e NMC në Angli bazohen në përmbajtjen e programit Anglez të infermjerisë dhe në aftësitë dhe cilesitë që kërkohen atje.

Viti përfundimtar në ‘the University of Sunderland” mbështetet plotësisht mbi standardet Angleze. Ju do të mësoni përkrah studentëve britanikë, që kanë përfunduar 2 vite infermjeri në Angli. Ju do të diplomoheni atje dhe do të jeni besimplote që plotësoni tërësisht kriteret Britanike.

Si mund të kaloj provimet, pa njohur gjuhën (termat) teknike Anglisht?

Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, sepse aftësia për të shpjeguar detajet teknike është pjesë e provimit. Ti mund t’i njohesh termat në shqip, por nuk je i/e familjarizuar me termat teknike në anglisht. Po ashtu është e rëndësishme të njohësh termat e përgjithshme që të ndihmojnë për t’u shpjeguar pacientëve gjendjen dhe trajtimet e ndryshme.

Viti përfundimtar në ‘the University of Sunderland” bazohet në një program praktik, me një imitim ambjenti spitalor dhe ambulance për trainim praktik. Ti do të trajnohesh përkrah studentëve britanike dhe kjo do të ndihmojë të mësosh lehtësisht temat infermjerore qoftë teknike apo të përgjithshme

Anglishtja ime është nivel bazë.  A mund të aplikoj me këtë nivel Anglishteje?

Nëse anglishtja jotë është e nivelit të ulet, kjo është një sfidë me tepër, por ka rrugëzgjidhje që të arrish standardet e kërkuara. Ne të ndihmojmë të zgjedhësh atë që funksionon më mirë për ty.

Për shembull Viti përfundimtar në ‘the University of Sunderland” mund të bëhet bashkë me një kurs përgatitor të gjuhës Angleze. Ky kurs do bëhet në  Sunderlarland ose Londër dhe kohëzgjatja e tij do varet nga niveli fillestar i Anglishtes tënde.

Ku jepet provimi i NMC?

Provimi i NMC jepet vetëm në Angli. Provimi nuk mund të jepet në asnjë vend tjetër dhe zakonisht nuk jepet vizë vetëm për të dhënë provimin. Sidoqoftë, nëse ti je pranuar për Vitin përfundimtar në ‘the University of Sunderland” universiteti do të sponsorizoje vizën tënde për të ndjekur studimet. Ti mund ta japesh provimin gjatë vitit që studion.

Një nga qendrat e provimit (testimit) NMC është pranë Sunderland, dhe kur të jesh gati për të dhënë provimin do mund ta japësh në afërsi të vendit ku studion.

Studimet në Britani janë të shtrenjta- a do të mund ti përballoj?

Duke studiuar në Angli ti do bësh një investim shumë të rëndësishëm në karrierën tënde. Për më tepër do të të krijohet mundesia të liçensohesh për të punuar në Angli. Por është gjithashtu e vërtetë që studimet atje mund të jenë mjaft të shtrenjta, sidomos studimet në mjekesi, që mund të kalojnë 40,000 £ (pound) në vitViti përfundimtar në ‘the University of Sunderland” është një ofertë shumë e mirë nga pikëpamja financiare.

Universiteti ndodhet në zonën verilindore të Anglisë, ku çmimet janë me të ulëta dhe çmim është më i ulët se në shumicën e universiteteve të tjera. Tarifa e shkollimit për këtë kurs është 16,000 £ (pound) për të gjithë vitin (çmimi i referohet vitit akademik 2024).

Jetesa në Angli është gjithashtu shumë e shtrenjtë – a do mund ta përballoj?

“The University of Sunderland” ka dy vende ku ti mund të studiosh. Vendndodhja bazë është në Anglinë verilindore, por ti mund të aplikosh për studime edhe në kampusin universitar në Londër.

Në kampusin e Londrës do të të nevojitën rreth 12,000 £ (pound) në vit për akomodimin dhe për kostot e tjera të jetesës.

Akomodimi në Londër mund të jetë i vështirë për tu gjetur dhe mund të jetë larg kampusit universitar. Ndërsa qyteti Sunderland është një zonë shumë më e lirë krahasuar me Londrën dhe akomodimi kushton rreth 4,000 £ (pound) në vit, ndërsa kostot e tjera të jetesës janë rreth 6,000 £ (pound) në vit.

Pra Viti përfundimtar në ‘the University of Sunderland” është një ofertë shumë e mirë në të dy lokacionet, por sidomos në qytetin e Sunderland.

A më lejon viza e studentit të punoj, që të amortizoj pak kostot? A ka mundësi për bursë?

Viza studentore Angleze të lejon të punosh 20 orë në javë gjatë studimeve dhe pa kufizim gjatë përiudhës së pushimeve universitare. Shumë studentë në Angli punojnë me kohë të pjesshme dhe ti do mundesh të punosh dhe të fitosh para gjatë periudhës së studimeve.

Ti mund të aplikosh për bursë internacionale, e cila ka një vlere 1,400 £ (pound) në vit. Ne do të mbështësim me aplikimin për bursë si dhe të gjithë aspektet e tjera të aplikimit.

A do të mund të gjej punë pas mbarimit të kursit? Në Angli ose diku tjetër?

Shkalla e punësimit për infermjerët e diplomuara në Angli është prej më të lartave dhe ti mund të jesh konfident/e që do të punësohesh si një infermjer/e profesionistë në NHS (Shërbimi Shendetësor Nacional). Publiku britanik ka një besim aq të madh tek ky sistem, saqe nganjëhere ai përshkruhet si feja kombëtare e Anglisë!

Përfundimi i Viti përfundimtar në ‘the University of Sunderland” dhe suksesi në provimin NMC do të mundesojë që ti të punosh si një infermjer/e në MHS me të paktën një rrogë të shkallës 5, e cila fillon me 28,500 £ (pound) në vit dhe që rritet për çdo vit eksperience.

Kualifikimi si infermier/e në Angli njihet globalisht pra në të gjithë botën, kështu që kur të mbarosh Viti përfundimtar në ‘the University of Sunderland” dhe të kalosh me sukses provimet NMC, kualifikimin si infermier/e do kesh të transferueshëm kudo që do vendosësh të shkosh.