International Year 1

Një alternativë e shkëlqyer, jo shumë e përhapur dhe jo shumë e njohur për studentët ndërkombëtar përfshirë ata Shqiptar është IY1, ekuivalent me vitin e parë të Bachelorit.

Nëse keni përfunduar apo planifikoni të përfundoni maturën në Shqipëri, probablisht kjo është mundesia juaj me realiste dhe më e shpejtë për një Bachelor në Britani.


Kjo është një alternative e mirë ndaj Foundation year dhe i ofrohet studentëve me kompetitivë.

  • Niveli i Anglishtes,
  • angazhimi,
  • përshtatshmeria dhe
  • mesatarja e notave të shkollës së mesme janë kyç për pranimin në Universitet.

Pavarësisht se ky nuk është rrugetimi tradicional, përfundimi i suksesshëm i IY1 i siguron studentët hyrje në vitin e 2 Bachelor.

Programi është më intensiv se viti i parë i Bachelor dhe siguron progres në Universitetet Britanike vetëm me 12 vite studim.* Kujdes: vetë Britanikët përfundojnë të paktën 13 vite shkollë përpara se të nisin Undergraduate studies ose Bachelor.


Ky program mësimor ka në bazë studimet Bachelor që do mësohen në vitin e parë Bachelor dhe plotësohen nëpërmjet njohurive të shumta të përshtatura posaçërisht për studentët internacional të siguruar nëpërmjet klasave të voga dhe vëmendjes së shtuar individuale.

Përparesia e IY1 është që në shumë raste gjendet në formatin ICAS (integrated CAS), dmth pavarësisht së vitin e parë ju do të studioni IY1 dhe më pas respektivisht vitin e 2 dhe të 3 Bachelor, aplikimi për vizë do të bëhet vetëm 1 herë.

Featured

Testimonials