Sistemi arsimor Kanadez nis me elementary, më pas me secondary school, junior high.

Junior high apo e njohur ndryshe si middle school deri kur student kalon në shkollë të mesme apo high school. 

High school eshte pika ku nis te ndihet ndryshimi real mes sistemit arsimor Shqiptar dhe atij Kanadez. 

Kjo pasi në high school, studentet kanë mundësi që të marrin kredite të vlefshme për programet Universitare. Sistemi gjithashtu i jep mundesinë studenteve kompetitive të marrin programe ekstra si AP programmes (advanced placement) te cilat gjithashtu japin kredite të vlefshme. 

Numri i krediteve të domosdoshme për diplomim varion nga provinca në province psh: Alberta 100 credite kurse British Columbia 80 credite. Kreditet jane minimumi i domosdoshem.

Gjithsesi duhet pasur parasysh që AP japin kredite ekstra ose programet IB (international Bachaleurate) të cilat janë akoma mjaft të rralla, japin përgatitjen maksimale si dhe përparësi në përzgjedhjen nga ana e universiteteve.

Programet AP përfitohen kundrejt pagesës ekstra por janë disponibel me kushtin që përzgjedhja e lëndeve dhe e kurseve AP të bëhet shumë përpara në kohë psh Shkurti apo Marsi do të ishte një kohë e mirë për përcaktimin e AP courses. 

Kurrikula përzgjidhet nga vetë studenti i cili përzgjdh disa lëndë nga një listë prej 30+ lëndesh.

Në të gjitha rastet studentët kanë një dhomë më vete dhe zakonisht shtëpitë pritëse kanë një student tjetër ndërkombetar të së njejtës gjini. Cdo shtëpi pritese gjithmone është një familje e plotë, pra 2 prindër dhe fëmije apo gjysh, gjyshe. 

Familjet përzgjdhen pasi kalojnë një procedure shumë të rreptë që përfshin kontrolle penale dhe sociale. Pritshmeria është që çdo ditë studenti internacional të udhëtoje për në shkollë në këmbë, me biçikletë apo me transport publik. Në ditët me mot të papershtatshem prinderit pritës i shoqerojne studentet ne shkolle. 

Pritshmeria e familjes eshte qe studenti internacional te jete pergjegjes per dhomen e tij dhe te kryeje disa detyra baze simbolike ne shtepi. 

Synimi kryesor eshte familjarizimi me zakonet dhe kulturen vendase duke jetuar ne nje familje qe eshte larg familjes tuaj te origjines por qe i perngjason asaj ne masen 95%. Studentet Shqiptar paraprakisht plotesojne nje pyetesor ne lidhje me preferencat kulinare, alergjite apo dhe preferencat per kafshet shtepiake.