Deri në klasë të 11

Edukimi në Britani nis në moshën 4 vjeçare me vitin R ose Reception. Ndërkohë, klasa e parë nis nga mosha 5-6, dmth vitet shkollore përpara hyrjes në Universitet janë të paktën 13 pra zyrtarisht një vit më shumë sesa në Shqipëri.

Shkolla primare zgjat deri në klasën e 6, dhe klasa 7-8 konsiderohen shkollë sekondare ku mësohen 5 lënde: Anglisht, Shkenca humane, Matematikë, 1 gjuhe moderne dhe shkenca. Lëndet e tjera janë me zgjedhje.

Klasa e 9 është një klasë shumë e rëndësishme në Britani pasi përfaqeson tranzicionin nga Junior në Senior school.

General Certificate of Secondary Education/IGCSE është cikli akademik që përfaqëson klasën 10 dhe 11. Këto 2 vite studentet mësojnë 9 lëndë dhe kjo përben bazën që do t’i ndihmojë ata të përzgjedhin lëndët parauniversitare të A-levels ose klasa e 12 dhe 13.

Programe Alternative për studentët ndërkombetarë janë:

  • Intensive GCSE ose
  • International General Certificate of Secondary Education ose IGCSE ku studiohen përkatesisht maksimumi 6 dhe nga 5-7 lëndë