Undergraduate Degree/ Bachelor

Përgjithësisht hyrja në Bachelor direkt pas shkollës së mesme në Shqipëri është një mision i vështirë. Edhe nëse arrihet si mundësi, sërish prindërit dhe vetë studentët duhet të konsiderojnë aspektet sociale dhe të kontekstit akademik që mund të përbëjnë vështirësi për kandidatin. 

Niveli TOEFL i kerkuar është minimum 90, mesatarja të paktën 3 dhe gjithashtu dorëzimi i rezultateve të SAT është i domosdoshëm. 

Numri i krediteve për t’u diplomuar është 120 (kujdes nëse semestrat e vitit akademik janë 3 atëherë llogaritja e krediteve mund të behet me quarterly credits dhe për pasojë një Bachelor do të kërkojë 180 kredite për diplomim) dhe përafërsisht ndahet në 40 kurse që kanë mesatarisht nga 3 kredite. 

Institucioni akademik monitoron në mënyrë rigoroze dhe orët e kontaktit pra orët e prezencës fizike dhe pritshmeria është që çdo kurs ose çdo 3 kredite të korespondojnë me 45-48 orë fizike të kaluara në auditore.

Shumica e Bachelor në USA zgjasin 4 vite akademike.

Lexo më shumë në FAQ