Studimet në British Columbia, Kanada: Një mundësi që s’mund ta humbasësh!

Studimet në British Columbia, Kanada: Një mundësi që s’ mund ta humbasësh. Apliko tani dhe përfito bursë studimi.

Pse University of Victoria?

  • Nr.1 në Kanada për përgatitjen e studentëve për karrierë me 4-16 muaj punë të paguar.
  • Nr.1 në Kanada dhe nr. 3 në Ameriken e Veriut për Master në Studime Globale.
  • Punësim i siguruar gjatë studimeve (Co-op) mesatarisht 3.200 CAD/muaj në Bachelor.
  • Studentet e Mastër fitojnë mesatarisht 4.000 CAD/muaj nëpërmjet programit Co-op.
  • Nëse je familjar, bashkëshorti pajiset me vizë të hapur pune dhe fëmija me vize studimesh.
  • Bursë 5,000 deri 10.000 dollarë kanadeze për studentët internacional.
  • Vizë pune deri 3 vjeçare pas përfundimit të studimeve.

 Kriteret: duke filluar nga IELTS 5.5 or TOEFL 71 dhe mesatare mbi 8

Plotëso formën e aplikimit për të marrë më shumë informacion


Apliko tani

I vendosur në bregun mahnitës të Paqësorit, Universiteti i Viktorias është një nga universitetet më të mira të Kanadasë dhe te Amerikes Veriore. Kufiri Amerikan me shtetin e Seattle është vetëm 2 orë larg dhe me pak se kaq nga Vancouver, qyteti i 5 më i mirë për të jetuar në glob, Victoria është kryeqyteti dhe shtëpia e parlamentit të provincës federale të British Columbia, njëkohesisht territory më i ngrohtë në Kanada.

E vërtetë që Universitetet janë më të shtrenjta sesa kolegjet?

Po shumë e vërtetë dhe është një fenomen botëror jo vetëm Kanadez. Por duhet të kemi parasysh rrethanat të cilat e bëjnë përzgjedhjen shumë të arësyeshme:

University of Victoria ka programin më të madh Co-Op në Kanada. Për ata që s’e dinë Co-Op është ekspëriencë pune e paguar si pjesë e programit akademik pra ajo është e ndërmjetësuar, garantuar dhe rregulluar nga Universiteti. Kjo ekspëriencë mund të zgjasë nga 4 muaj minimalisht deri në 16 muaj maksimalisht në varësi të programit të përzgjedhur. AbeBooks, Aecon Construction Group, Amazon, BC Transit, Canadian Space Agency, Carmanah Technologies, Global Affairs Canada, Google, Microsoft, Rebalance MD dhe Rocket Lab jane vetem disa nga emrat e punedhenesve Co-Op me te cilet bashkepunon University of Victoria.

Ka 2 tregje edukative me të cilat Kanadaja konkurron fort dhe këto janë Britania dhe Amerika. Krahasimisht kostoja e University of Victoria është shumë më e lirë sesa kostoja e Universiteteve në të dyja këto vende.

Një aspekt tjeter që duhet parë me kujdes gjatë prezgjedhjes se institucionit akademik është lloji i licencës që institucioni ka, që është shumë i rëndësishëm për qëndrimin në Kanada pas përfundimit të studimeve. University of Victoria është institucion i besueshëm dhe si i tille ai është nder organizatat e njohura nga IRCC (Institucioni rregullator për emigracionin në Kanada) për sponsorizimin e vizave PGWP me gjatesi deri ne 3 vite ose sic quhen ndryshe Leje Pune pas Diplomimit. Kjo është një ndihmë e madhe pasi shumë studentë e marrin këtë vizë për të rritur shancet e shkëmbimit të eksperiencës së punës dhe me pas kanë mundësinë të përzgjedhin qëndrimin permanent në Kanada.

E fundit por jo për nga rëndësia është fakti që pavaresisht nga kushtet tuaja familjare, Kanadaja akoma pranon aplikimet me familjarët tuaj pra bashkëshortit/bashkeshortes apo fëmijët. 

Ne kemi parë me shqetësim sesi Britania së fundmi ndryshoi legjislacionin dhe kufizoi në një masë pothuajse 100% mundesinë e marrjes së dependenteve gjatë studimeve atje. University of Victoria ju lejon të aplikoni bashkë me familjen dhe nëse ky është rasti juaj atëhere ky destinacion është shumë favorizues edhe për këtë arësye pasi bashkëshorti apo bashkëshortja do të pajisen me vizë të hapur pune ndërkohë që fëmijet do të shkollohen në sistemin edukativ public Kanadez pa kosto shtese.

E vërtetë që për te mberritur në Victoria, në ishullin e Vancouverit do të kalosh gjithë Amerikën e Veriut?

Po sigurisht. Por Victoria është praktikisht dhe më e bukur sesa bregu Përendimor i Amerikës. Nuk është as me shumë e as me pak se një vijim i mrekullueshem gjeografik i Kalifornise dhe aty ku jetësohet me së miri eksperienca fantastike West Coast. Në Victoria mund te mberrish me nje fluturim nga Amerika apo me nje transit nga Montreal, Toronto, Calgary apo dhe Vancouver. Nga Vancouver apo Seattle i Amerikes mund të mbërrish me target gjithashtu (vetem 1 ore e 40 minuta nga Vancouver) dhe nga Seattle vetem 2 orë e 45 minuta. Dhe gjatë kësaj kohe shoqërues bonus të udhetimit tënd mund të kesh orkat apo balenat.

E vërtetë që Kanadaja është e ftohtë?

Po, shume e vërtetë. Por Victoria në ishullin e Vancouver është rajoni me i ngrohtë në Canada me temperatura dimerore mesatare 8 gradë C dhe verore 22 gradë C. Tempëratura pothuajse kurrë nuk mberrin poshte -2 dhe bora nuk ngjit prej klimës oqeanike. Imagjinoni temperaturë perfekte qe është e freskët gjatë verës dhe e butë gjatë dimrit dhe kjo është Victoria.

Englanders CR ka një bashkepunim të shkëlqyer me University of Victoria përmes partneritetit me grupin edukativ Kaplan. Mundesitë për studime atje janë të mundura në shumë nivele akademike si University Pathways Program pra vit i 1 Universitar, parapërgatitje për gjuhen Angleze UAP (University Admission Preparation)  dhe ELPI (Intensive English Language Program) por edhe akses i drejtpërdrejt në Bachelorin apo Masterin e dëshiruar.

University of Victoria ka 167 programe akademike nga të cilat mund te përfitoni dhe aplikimet për Shtator 2024 janë të hapura deri në Shkurt të 2024.

Kjo ka lidhje me faktin qe aplikimet për vizë jane zakonisht mjaft te gjate dhe për pasoje kerkojne mjaft kohe dhe përgatitje.

Te studjuarit ne University of Victoria nuk është nje gje e thjështë. Por ajo vlen. Pasi konsiderojmë çdo element me sipër, duhet të shtojmë se ky Universitet është renditur në vendin e parë në Canada dhe te 9 ne bote për impaktin Global, i renditur i pari ne Canada për studentet e gatshem për karriere , i 2 ti  në Canada për Matematiken, i 3 në Ameriken e Veriut (pra përfshire USA) për Masterin ne Menaxhim dhe nder 150 Universitetet me te mira ne Bote për Shkenca Kompjuterike dhe Shkencat e Natures.

Sic thote Dimas, i cili ngatërroi Victorian e Australisë me Victorian e Kanadasë, eksperienca e kësaj te dytës ishte gabimi i tij më i mirë. https://www.kaplanpathways.com/where-to-study/canadian-universities/university-of-victoria/