Shkollë e mesme në Kanada – Port Alberni District

Port Alberni District është një qytezë e mrekullueshme që shtrihet në mes te ishullit te Vancouver.

Shkolla e mesme e këtij komuniteti përfaqëson fjalën e fundit të teknologjisë me një investim prej 58 milion dollarësh Kanadez i përfunduar rreth 7 vite më parëhttps://www.youtube.com/watch?v=DGSrziAEDIY

Këtu na pret principali i shkolles, Z. Rob Souther i cili na udhëheq në një tour në ambjentet e shkollës. Ndalemi tek salla e “debate club” që ndodhet në afersi të zyrës së tij dhe aty shohim temat që marrin përsipër të diskutojnë studentët përgjatë muajit. ‘Nga pikëpamja akademike’ – na shpjegon ai  është e rëndësishme që sfida të merret pozitivisht’.

Maksimumi i përfitimit merret kur studentët duhet të “mbrojnë” një qëndrim i cili nuk është ai tek i cili besojnë në të vërtetë pasi kjo i bën të eksplorojnë këndvështrime të ndryshme. Këtu mësojnë shkëmbimin e ideve dhe respektimin e fjalës së bashkëbiseduesit ndërkohë që audienca është e mirëpritur t’ju japë përshtypjet e veta. Thjesht ideale për studentët që duan të zhvillojnë aftesitë e komunikimit që në shkollën e mesme.

Ekrane informuese ndodhen në çdo korridor dhe informacioni përditësohet vazhdimisht, duke filluar nga oraret, ftesat për pjesëmarrje, kalendaret akademike, aktivitetet jashtëshkollore e deri tek ditëlindjet. Rezultatet e përftuara për nxënësit dhe prindërit janë të përmuajshme dhe me krenari vërejmë që për Arber Mezani, studenti ynë Shqiptar në këtë shkolle, ka marre një A në mesataren e të gjitha subjekteve. Detyrat e shtëpisë konceptohen ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim në Shqipëri.

Lexo më shumë mbi sistemin për shkollat e mesme në Kanada

Studentët kanë një account virtual dhe çdo punim që bëhet në shtëpi apo në shkollë sinkronizohet dhe ruhet automatikisht. Puna në grup me 4 studentë promovohet nëpërmjet projeteve të shumëllojshme. Çdo projekt dhe punim ka pikët e veta të cilat përcaktojnë respektivisht rezultatin mujor semestral dhe vjetor.

Sportet kanë një rëndësi të veçantë dhe shkolla kujdeset që në klasën e 10 çdo student të këtë 1 orë e gjysëm fiskulture çdo ditë. Pasi kalojnë teste të ndryshme, nxënësit inkurajohen të bashkohen në klube të ndryshme sportive që variojne nga basketbolli deri tek rugby. Të gjitha ambjentet janë të mirëpajisura duke përfshirë 1 dhomë gjimnastike, 2 palestra të mbyllura dhe fushat e sportit që rrethohen nga pistat e vrapimit. Shumë afër ambjenteve të shkollës, në distance 250 m ecje ndodhet biblioteka dhe pishinat e mbyllura.

Përse të studioni në Port Alberni School District ?

Një nga përparesitë e Port Alberni është vendndodhja buzë lumit Sommass, që i siguron një klimë të butë që përfaqësohet nga të 4 stinët. Komuniteti përbëhet nga përafërsisht 20.000 banorë. Zona është kodrinore me infrastrukturë të bollshme me rrugë të gjëra që janë një standard i panjohur dhe për autostratradat në vendin tonë. Ujëvara më e lartë në Canada ndodhet vetëm 60 km larg, Della Falls.

Port-Alberni-totem-4-768x1024

Me kureshtaret mund të përfshihen në aktivitetet e kërkimit të arit, një aktivitet i hershëm në shumë lumenj të ishullit, tashmë i kthyer në një atraksion turistik. Për të apasionuarit pas Petroglifeve dhe Gjeologjisë, Sproat Lake ose Liqeni i Troftës është një destinacion për t’u vizituar.
Banorët janë miqësore dhe i konsiderojnë studentet internacional si një mundësi për të mësuar me shumë për kulturat e tjera. Një pjesë e mirë e kulturës dhe prezencës vendase përbëhet nga trashëgimia indigjene dhe kjo prezencë ndihet si në simbolike psh totem po ashtu dhe në burime njerëzore.

Gjithashtu qyteza ka distancë të shkurtër nga Nanaimo, porti më i madh dhe aeroporti i ishullit. Një destinacion tjetër spaktakolar është Tofino, qyteza turistike e famshme për sportin e surfit dhe bukuritë natyrore, si dhe Victoria, kryeqyteti i Vancouver që konsiderohet si qyteti i vjetër me kulture Europiane.

Jo me kot British Columbia ka slloganin që e përfaqeson ‘Beautiful British Columbia’ që e gjen në çdo targë, bluze apo ornament karakteristik. Banorët këtu natyrshëm kanë me çfarë të krenohen si nga pikëpamja shoqërore, kulturore por edhe natyrore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *