K12/deri në fund të shkollës së mesme
Sistemi K12 është një program që mbulon nga kopshti (kindergarden) deri në klasën 12.
Ai konsiston në
- 6 vite Primary School,
- 4 vite Junior high school dhe
- 2 vite Senior High school.
Përgjegjësia e standardit edukativ qëndron gjerësisht me shtetin federal. Testimet në K12 kanë qënë kontroversiale ndër vite pasi vlerësohet që studentët bëjnë më shumë se 100 teste dhe Qeverite herë pas here, si ajo e Presidentit Obama, janë përpjekur t’i zvogëlojnë ato duke venë më shumë synimin tek sasia, sesa cilësia.
Aq kurioz është sistemi Amerikan i testimeve saqë ka raste që dhe me mbarimin e klasës së 12, studentët të pajisen me nota finale që janë ekzaminimet klasike A-Levels të Britanisë ose IB globalisht.
Filozofia edukative bazohet në konstruktivitetin, kuriozitetin, reflektimin, bashkëpunimin dhe integrimin.