Bachelor ne Canada zgjat pergjithesisht 4 vite akademike dhe ne te zakonisht perfshihet dhe nje program co-op qe eshte nje forme praktike ose internship prane nje biznesi. Vleresimi i studenteve ndodh pergjate gjithe vitit dhe detyrat jane te perjavshme. Ato variojne nga 0.5% ne nje detyre javore deri ne 60% ne testimin kryesor.

Ne shume raste bachelor nis si nje vit i pare i pergjithshem psh: Applied Sciences apo Sciences dhe ne vitin e 2 studenti nis te specializohet ne llojin e Inxhinierise per te cilin ai aplikon por edhe per te cilin ka plotesuar kerkesat akademike.

Ne perzgjedhjen e institucioni Englanders CR konsideron perqindjen e punesueshmerise 6 muaj pas perfundimit te studimeve dhe faktin nese institucioni akademik eshte i listuar si DLI dhe PGWP. (Lexo më shumë)

Pas fillimit te studimeve studentet internacional mund te transferohen ne institucione te tjera brenda Kanadase por ata duhet te kene ndjekur ne menyre rigoroze studimet ne institucionin akademik per te cilin eshte dhene study permit.

Pra, nese studenti nuk paraqitet ne shkolle dhe rezulton si ‘drop out’ atehere ai ose ajo nuk do te jete ne gjendje te trasferohet ne nje institucion tjeter akademik pavaresisht se ka nje vize valide.